Ramush Haradinaj, mirëpret në zyre deputetin Labinot Tahiri

Lajme

Ramush Haradinaj, mirëpret në zyre deputetin Labinot Tahiri

Nga: V.R Më: 10 qershor 2019 Në ora: 13:42
Labinot Tahiri Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur në zyrën e qeverisë, deputetin Labinot Tahirin, me të cilin bashkëbiseduan për rrjedhat politike në vend dhe procese tjera me rëndësi, shkruan “Bota sot”.

Postimi plotë i Ramush Haradinajt:

Prita në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri me të cilin diskutuam për rrjedhat politike në vend si dhe procese të tjera me rëndësi.

Deputeti Tahiri shprehu falënderimin e tij ndaj Qeverisë së Kosovës për fillimin e punimeve në rrugën për fshatin Tërn në Ferizaj dhe po ashtu diskutuam edhe për statusin e kompenzimit të fermerëve të Komunës së Ferizajt për dëmet që u shkaktuan nga breshëri.

Z. Tahiri e falënderova për angazhimin e tij që t’i adresojë problemet e qytetarëve të kësaj komune në mënyrë që Qeveria e Kosovës të jetë sa më afër shqetësimeve të tyre për t’iu dhënë zgjidhje!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat