Vuçiq: Nuk do ketë marrëveshje me Kosovën, nëse...

Lajme

Vuçiq: Nuk do ketë marrëveshje me Kosovën, nëse...

Nga: F.B. Më: 10 qershor 2019 Në ora: 13:45
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se nuk do të ketë marrëveshje për Kosovën nëse kjo do nënkuptonte vetëm njohjen e pavarësisë së saj, shkruan “Danas”, përcjell “Bota sot”.

Ai në mbledhjen e Konventës Evropiane për BE, që po mbahet në Kuvendin Popullor të Serbisë ka theksuar se “platforma e Beogradit për bisedime për Kosovën do të bëhet e njohur kur si tha “të jemi afër për diçka” dhe shtoi se “nuk ka kuptim” që publikimi i mëhershëm i platformës të “zbuloj pozicionin tonë”.

“Cilëndo platformë që të bëni, duhet të dini se asnjë marrëveshje nuk do të arrini. Tregoni çka është ajo që duhet të votojmë në Kuvendin e Serbisë dhe nuk është vetëm njohje e pavarësisë apo “mos prano kurrë” a kështu nuk do të jetë as njëra a tjetra, nuk do ketë marrëveshje të tillë çdo gjë tjetër duhet të kaloj institucionet kompetente”, ka thënë ai.

Vuçiq ka theksuar se çfarëdo lloj marrëveshje duhet të miratohet në parlament, ndërsa nëse vjen deri tek ndryshimi serioz i statusit juridik-shtetëror duhet të ketë mbështetjen e shumicës së qytetarëve në referendum.

“Tek ne rezultatet e referendumit do të jenë të vlefshme edhe obliguese për dallim nga disa vende të BE-së dhe më gjerë. Prandaj vetë qytetarët të thonë nëse duan kompromis rreth Kosovës apo jo”  ka thënë presidenti i Serbisë dhe shtoi se kompromisi për Kosovën në këtë moment” nuk duket shumë real”.

Ai theksoi se situata është e rëndë dhe e komplikuar dhe nuk pret përparim në dialogun me Prishtinën në vjeshtë.

Vuçiq shpreson se në vjeshtë nuk do të ketë konflikte dhe trazira apo viktima në asnjërën palë.

“Jam pesimist sipas natyrës por nuk përjashtoj mundësinë  e përparimit në vjeshtë. E vetmja që shpresoj është se nuk do ketë trazira dhe konflikte dhe as njëra as tjetra palë të kemi viktima”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat