Drecun për takimin e KS të OKB-së: Edhe një mbledhje, jo ‘Dita D’

Lajme

Drecun për takimin e KS të OKB-së: Edhe një mbledhje, jo ‘Dita D’

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 14:06
Milovan Drecun

Kryetari i të ashtuquajturit Këshill i Kuvendit të Serbisë për Kosovën Milovan Drecun ka thënë se është mirë që serbia sot në mbledhjen e Këshillitë Sigurimit të OKB-së do të ketë rastin të tregojë për “përdorimin brutal të dhunës me qëllim të frikësimit të serbëve në veri të Kosovës, por se nuk pret pajtim mes anëtareve të rregullta të Këshillit të Sigurimit”..

Ai ka thënë se është kjo edhe një nga mbledhjet e Këshillit të Sigurimit, e jo “Dita D”, ku palët e interesuara do të paraqesin mendimet për situatën në Kosovë e ku faktorët kyçë “si rëndom” nuk do të pajtohen.

“Çështje është si do të jetë paraqitja e anëtareve tjera të Këshillit të Sigurimit kur është fjala për rrahjen e shtetasot rus, pjesëtar i UNMIK-ut, përndryshe gjuetia në përfaqësuesit e OKB-së anembanë botë do të jetë e hapur..”, ka thënë ai, duke shtuar se ndëse ndahen kështu njerëzit e OKB-së gjithkush mund të burgosë e rrahë.

Kjo, sipas Drecunit, është edhe një arsye që Kosova të mos pranohet në Interpol. Ai ka thënë se Serbia do të fillojë një fushatë për të njoftuar publikun ndërkombëtar “me pastrimin brutal etnik”, i cili sipas tij është bërë ndaj popullit serb në Kosovë, transmeton “Danas”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat