Vuçiq: Serbia punon për zgjidhjen e çështjes së Kosovës për vete, jo për BE-në

Lajme

Vuçiq: Serbia punon për zgjidhjen e çështjes së Kosovës për vete, jo për BE-në

Nga: F.B. Më: 10 qershor 2019 Në ora: 15:22
Aleksandar Vuçiq

Serbia punon për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe raportit të serbëve dhe shqiptarëve për vete dhe ardhmërinë e tyre e jo për BE-në, ka theksuar sot presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, shkruan “Politika”, përcjell “Bota sot”.

“Nëse duan (BE)  të bëjnë diçka me neve, në rregull, por nëse nuk duan, nuk duan. Ne për vete do të punojmë në Kosovë për shkak të raportit mes serbëve dhe Shqiptarëve, sepse kjo është me rëndësi për ardhmërinë e fëmijëve tanë, nëse këtë e ka vërejtur Evropa faleminderit, nëse jo asgjë askujt”, ka thënë Vuçiq.

Ai tha se sot nuk është situatë e tillë që varet çdo gjë nga ne, si ishte para 3 apo 4 viteve kur ishte klimë më e volitshme për zgjerimin e BE-së.

Vuçiq ka shtuar se klima më e favorshme për zgjerim ka qenë para 10 apo 15 viteve, ndërsa tash është situatë shumë më e vështirë.

“Personalisht kam marr pjesë në shumë takime kur liderët e vendeve më të fuqishme evropiane (BE) qartë iu kanë drejtuar njerëzve të Ballkanit perëndimor që mos të shpresojnë  dhe mos të presin që do marrin liberalizimin e vizave që ka kërkuar Prishtina apo hapjen e bisedimeve për bashkëngjitje që ka kërkuar Shqipëria. Ne nuk kemi kërkuar asgjë”, ka thënë Vuçiq për Tanjug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat