Kadri Veseli u futë në dhomën e zhveshjes, gazetari reagon ashpër

Lajme

Kadri Veseli u futë në dhomën e zhveshjes, gazetari reagon ashpër

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 00:21
Kadri Veseli

Pas fitores spektakulare të Kosovës ndaj Bullgarisë, në zhveshtore kishte shkuar edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me ç’rast ka nxitur edhe reagime të shumta.

Është edhe gazetari Mefail Bajqinovci, ai i cili përmes një statusi ka reagur ndaj këtij veprimi të Veselit.

Shënimi i plotë:

Pas kësaj fitore të madhe politikanët kosovar në këtë rast kryetari i PDK-së Kadri Veseli futet në zhveshtore tek futbollistët duke e shfrytëzuar fitoren për poena politik.

Pse duhet një kryetar partie të futet në zhveshtore të kombëtares, si dhe u habita kur i ndëgjova futbollistët kosovar duke brohoritur emrin e Kadri Veselit!!!!
Emrin e legjendës së futbollit Fadil Vokrrit duhet brohoritur e jo të politikanëve që nuk kanë lidhje me futboll!!!

Agim Ademi është fajtor për politizimin e futbollit, hapur shihet flirtimi i tij me politikan.

Politika sa më larg sportit, mos e flliqni edhe futbollin qysh e keni flliqur menaxhimin e shtetit për 20 vjet rresht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat