Vuçiq: Merkel nuk më ka përmendur asnjë plan për Kosovën

Lajme

Vuçiq: Merkel nuk më ka përmendur asnjë plan për Kosovën

Nga: F.B. Më: 11 qershor 2019 Në ora: 13:15
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia nuk është në pozitë të lehtë në lidhje me çështjen e Kosovës prandaj na duhet s amë parë vazhdimi i dialogut, por nuk di çfarë të bisedoj me dike që në shekullin 21 vendos masa jo civilizuese, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot.

Në pyetjen lidhur me planin e kancelares gjermane Merkel për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ai tha se nuk ka parë atë planë. "Nuk mund të komentoj diçka që nuk di. Kam biseduar me kancelaren Merkel, por nuk më ka thënë asgjë, nuk ka përmend asnjë plan", tha ai

Vuçiq ka përsëritur se situate në çështjen e Kosovës është shumë e komplikuar që pak kush do të e kuptoj dhe si e tillë i sjell shumë problem Serbisë.

"Situata e tashme e qetë është mirë dhe këtë do ta ruajmë, por nuk do thotë s enjë mëngjes nuk befasohemi me provokime e sulme. Andaj çdo ditë angazhohem në përpjekjen për paqe edhe stabilitet dhe të ruajmë e garantojmë sigurinë e popullit tonë".

Nuk jemi në situatë të lehtë prandaj duam vazhdimin e dialogut, duke përkujtuar çfarë ju ka thënë amerikanëve edhe evropianëve e Merkelit –për çka doni të bisedojmë nëse nuk janë në gjendje të lejojnë qarkullim të lirë të mallit.

"Kjo është jo civilizuese dhe e tejkaluar në fillim të shekullit 20, ndërsa kjo ndodhë në shekullin 21”.

Sipas Vuçiq  agresioni i NATO-së në vendin tonë nuk do ketë arsyetim as në bazë drejtësisë ndërkombëtare as morale, por vendi ynë është në rrugë tjetër dhe shikon ka e ardhmja.

Ai i reagoi sekretarit të NATO-së, Jens Stoltenberg që ka thënë se sulmet ishin të arsyeshme, duke thënë se 19 shtete sulmuan një vend të vogël duke shkaktuar dëme që akoma po përmirësohen .

“Politika jonë asokohe nuk ishte më e mençura, por tash jemi në situatë tjetër dhe I jemi kthyer ardhmërisë”, tha ai.

“Nuk dua të ankohem dhe të marr pikë duke fyer dikë. Unë jam fajtor për gjithçka. Puna ime është të dëgjoj këtë. Gjërat po ndryshojnë dhe dua të merremi me ardhmëri më shumë se me të kaluarën”, tha Vuçiq.

Ai përkujtoi se në 5 vitet e fundit nuk kishte dhënë asnjë deklaratë  ekstremiste andaj nuk i interesojnë komentet paushalle.

Vuçiq tha se do donte që Shtëpia e Bardhë zëdhënësi i të cilës ka ftuar Prishtinën dhe Beogradin që “të lenë retorikën ekstremiste” duke pyetur cila ishte deklarata ekstremiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat