Pandeli Majko: Ata që dhanë jetën vlen të kujtohen me peshën e heshtjes së lirisë

Lajme

Pandeli Majko: Ata që dhanë jetën vlen të kujtohen me peshën e heshtjes së lirisë

Nga: V.R Më: 11 qershor 2019 Në ora: 13:18
Pandeli Majko

Kryeministri Shqipërisë në periudhën kur Kosova po digjej flakë, Pandeli Majkon, ka përuruar 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, shkruan “Bota sot”.

“Në këtë përvjetor të 20 të Luftës së Kosovës ndjek me dëshirë e mall mbritjen në Prishtinë të miqve të shqiptarëve në ditë të vështira. Presidenti Klinton dhe Zonja Ollbrajt së bashku me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe Toni Bler janë ndër protagonistët kryesorë të cilët shënuan kthesën e historisë për shqiptarët”, tha Majko.

Postimi plotë i Pandeli Majko:

Në këtë përvjetor të 20 të Luftës së Kosovës ndjek me dëshirë e mall mbritjen në Prishtinë të miqve të shqiptarëve në ditë të vështira. Presidenti Klinton dhe Zonja Ollbrajt së bashku me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe Toni Bler janë ndër protagonistët kryesorë të cilët shënuan kthesën e historisë për shqiptarët.

Ata që dhanë jetën vlen të kujtohen me peshën e heshtjes së lirisë. Të gjithë ne të tjerët bëmë vec detyrën. Ta gëzosh lirinë Kosova ime.

Të përshëndet nga Tirana një nga “barbarët e zbritur nga pylli"

Pandeli Majko

11 Qershor 2019

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat