Stevanoviç: Anëtarësimi i Kosovës në Interpol, nuk duhet të vihet në rend të ditës

Lajme

Stevanoviç: Anëtarësimi i Kosovës në Interpol, nuk duhet të vihet në rend të ditës

Nga: F.B Më: 12 qershor 2019 Në ora: 13:20
Stevanoviç: Anëtarësimi i Kosovës në Interpol, nuk duhet të vihet në rend të ditës

Aplikimi i sërishëm i Kosovës për anëtarësi në Interpol nuk duhet të vihet në rend dite ka deklaruar ministri i punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviç, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Ai shtoi se Prishtina ka dërguar kandidimin formal, përkatësisht kërkesën për nisjen e procesit rreth të cilës do të debatohet në Komitetin Ekzekutiv të Interpolit.

Stevanoviç tërhoqi vërejtjen se ka tentim serioz që të politizohet Interpoli si organizatë policore gjë që nuk duhet të ndodhë.

"Ka shkaqe politike edhe juridike pse nuk duhet aplikacioni i të ashtuquajturës Kosovë që të vihet në rend dite. Kuvendi i përgjithshëm ka votuar për këtë në nëntorin e kaluar, me shumicë votave ishte kundër dhe i përmbajtur ndaj atyre që ishin për pranim të Kosovës në Interpol. ‘farë ka ndryshuar që përsëri të vihet në rend dite ", ka pyetur Stefanoviç.

Ministri shtoi se Serbia nuk do lejoj q kjo të kaloi pa luftë. " Kjo se tash ka disa vende brenda Interpolit që duan me çdo çmim do të shtyjnë këtë, ne do të luftojmë q kjo mos të ndodhë ", tha ai.

Ai ka thënë se iu ka dërguar letër sekretarit të përgjithshëm dhe kryetarit të Interpolit sikurse edhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv.

Stefanoviç përkujtoi se Interpol me 20 nëntor në Dubaj refuzoi aplikimin e Prishtinës ndërsa më 21 nëntor nisëm fushatën e re kundër pranimit të Prishtinës në Interpol.

" Kam takuar me shumë ministra homolog dhe zyrtar ku kam shpreh qëndrimet dhe kam lobuar, luftojmë për qëndrimet tona ", ka thënë Stefanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat