Thaçi ia huq emrin ish-sekretares Albright, ia bën “tagg” krejt dikujt tjetër

Lajme

Thaçi ia huq emrin ish-sekretares Albright, ia bën “tagg” krejt dikujt tjetër

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 08:32
Hashim Thaçi dhe Madeleine Albright

Në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, në Kosovë erdhën protagonistët, ish Presidenti amerikan Bill Clinton, ish sekretarja e shtetit amerikan, Madeleine Albright dhe gjenerali i NATO’s, Wesley Clark.

Liderët kanë publikuar fotografi nga takimet që i zhvilluan.  Edhe presidenti Thaçi e ka bërë një gjë të tillë, por ka gabuar personin kur e ka etiketuar në rrjetin social, Twitter.

Këtë gabim, ai e kishte bërë kur kishte treguar se sekretaren e kishte dekoruar me Medaljen Presidenciale të Lirisë.

Në vend të Madeleine Albright, Thaçi ka etiketuar një Madeline tjetër, që në Twitter quhet Madeline Eskind.

Mirëpo, ky nuk është i vetmi postim në këtë rrjet social që Presidenti Thaçi ia huq emrin e ish-sekretares. Edhe në një publikim të ngjashëm, Thaçi etiketoi po të njëjtin person, Madeline Eskind.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat