Mediat serbe citojnë Wesley Clark: Putin mund të nis luftë në Ballkan, vetëm pret rastin

Lajme

Mediat serbe citojnë Wesley Clark: Putin mund të nis luftë në Ballkan, vetëm pret rastin

Nga: F.B Më: 13 qershor 2019 Në ora: 09:02
Wesley Clark

Mediat serbe ka cituar gjeneralin amerikan në pension Wesley Clark të ketë deklaruar dje gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë në manifestimin me rastin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë të ketë deklaruar se “Në Ballkan ka rrezik të luftës së re dhe atë mund të sjell presidenti rus Vladimir Putin, shkruan “B92” përcjell, “Bota Sot”.

Ballkani është në rrezik nga ndonjë konflikt i ri dhe kjo mund të nxitet nga Rusia, sipas tij presidenti Putin “vetëm pret rastin e tij për këtë”

"Ky regjion (Ballkani) është një nga zonat të cilin presidenti rus Vladimir Putin mund ta kthejë në zonë të krizës dhe konfliktit” citohet të ketë deklaruar dje Wesley Clark.

Gjenerali amerikan që ka komanduar me trupat ushtarake të Aleancës së NATO-së në vitin 1999 ka shtuar se “ kriza q pret vetëm momentin” dhe si është i nevojshëm për Putinini ai mund të e nis.

"Ndoshta këtu (në Kosovë) ndoshta në Ukrainë apo në vendet Baltike” ka precizuar Wesley Clark, duke nënvizuar rrezikun permanent për krijim të krizës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat