Prapaskena e drekës së fshehtë: Amerikanët tubuan opozitën serbe, apo i vjen fundi Vuçiqit!

Lajme

Prapaskena e drekës së fshehtë: Amerikanët tubuan opozitën serbe, apo i vjen fundi Vuçiqit!

Nga: F.B. Më: 13 qershor 2019 Në ora: 09:33
Palmer

Edhe nj formë tjetër e presionit të Uashingtonit ndaj presidentit serb Vuçiq në serinë e bisedimeve për çështjen e Kosovës ka ndodhur ditë më parë kur zyrtarë amerikanë drekuan me opozitarët serbë, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Lista e përzgjedhur e drejtuesve të partive opozitare që ishin në takim me ndihmës sekretarin e shtetit të Departamentit amerikan Metju Palmer përbëhej kryesisht nga kundërshtarët më të rreptë të pushtetit dhe Vuçiqit dhe mbështetësit më të ashpër të bojkotit të institucioneve dhe zgjedhjeve.

Kjo në qarqe diplomatike edhe tek analistët është kuptuar si formë e re e presionit të administratës amerikane në Uashington ndaj presidentit të Serbisë Vuçiq në kohën e bisedimeve vendimtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Në ambasadën amerikane në Beograd të martën në drekë janë mbledhur shumica e liderëve të Lidhjes për Serbinë si: Dragan Gjilas, Vuk Jeremiç, Zoran Lutovac, Boshko Obradoviç, ndërsa nga shefat e grupeve parlamentare ftesë ka pasur edhe Sergej Trifunoviç  kryetari i ri i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, mëson gazeta.

Biseduesit për gazetën kanë thënë se përzgjedhja e “mysafirëve” për drekë ku tema kryesore ishte “seruar” problemi i Kosovës nuk befasoi askënd. Kjo mënyrë e sjelljes i ka dërguar kreut shtetëror të Serbisë porosi se nësë nuk pranon lëshimet e caktuara rreth Kosovës, çdo herë ka alternativa tjetër të presionit në skenën e brendshme.

Nga ambasada e ShBA-ve kanë sqaruar se Palmer në Beograd ka takuar spektrin e gjerë të biseduesve, me qëllim që të dëgjoj qëndrime ndryshe, ndërkohë që nuk ka njoftime për përmbajtjen e bisedimeve dhe temave të trajtuara me opozitën.

I vetmi që është prononcuar rreth takimit është lideri i Partisë Popullore Vuk Jeremiç, që ka thënë se lista e zyrtarëve tregon se “opozita e vërtetë është bërë bisedues legjitim i bashkësisë ndërkombëtare ".

Analisti politik Dragomir Angjelkoviç ka thënëpër "Novosti", ka theksuar se shoqërimi i zyrtarit të lartë amerikan nga Uashingtoni me pjesën e opozitës duket si “kërcënim i qetë amerikan”.

“Përnjëherë janë interesuar për pjesën e opozitës. Kjo tregon se ata duan të instrumentalizojnë atë. Nëse vërehet me kujdes momenti që kjo po ndodhë vështirë që kjo mos të ketë lidhje me çështjen e Kosovës. Serbia definitiv nuk ka lëshuar pe si kanë pritur disa dhe kjo përbën fazë të re të presionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat