Diplomatja e Kosovës, Edita Tahiri e cila udhëhoqi për një kohë të gjatë dialogun me Serbinë në Bruksel, përmes një komenti në rrjetin social Facebook, thotë se e ka pajtuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe LDK-në në Rambuje.
Ajo kështu i është përgjigjur një komentuesit, duke shtuar se vetëm të bashkuar kanë arritur të pranojnë marrëveshjen e Rambujesë.