Gani Geci afër zbulimit të komunikatës nr. 59?

Lajme

Gani Geci afër zbulimit të komunikatës nr. 59?

Nga: D.RR Më: 13 qershor 2019 Në ora: 15:21
Ish deputeti i LDK-së, Gani Geci, sot në shtëpinë e tij ka pritur gazetarin e luftës të prestigjiozes londineze “The Times”, Antony Loyd (Entoni Lloit), bashkë me gazetarin Philip Smaker dhe Kurt Shok.

Geci pohon se interesimi i tyre ka qenë komunikata nr. 59 dhe vrasjet politike të anëtarëve të LDK-së.

Vizita e tyre ishte për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,
sot në kullën tonë pas 20 viteve liri ishte gazetari i luftës së gazetës prestigjioze londineze “The Times”, Antony Loyd (Entoni Lloit), gazetari më i guximshëm në kohën e Luftës në Kosovë gjatë vitit 1998/99 ai bashkë me gazetarin Philip Smaker dhe Kurt Shok informuan opinionin botëror për gjenocidin serb kundër popullatës civile në Kosovë.

Interesimi i tyre në 20 vjetorin e lirisë ishte rreth Komunikates nr. 59 dhe vrasjet politike të anëtarëve të LDK pas luftës ne Republikën e Kosovës, me theks të veçantë kishte interesimisim për Komunikatës nr 59 dhe pasojat e saj.
Falenderojmë Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në, Gjermaninë, NATO-n dhe botën perëndimore për çlirimin e vendit tonë nga okupatori serbë.
Zoti e bekoft botën Perëndimore!
Zoti e bekoftë Kosovën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat