Palmer përjashtoi mundësinë e bashkimit kombëtar

Lajme

Palmer përjashtoi mundësinë e bashkimit kombëtar

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 21:13
Matthew Palmer

Ka kohë që ka nisur të flasë për kufijtë. Madje në një ngjarje si kjo Presidenti Thaçi edhe ishte përplasur verbalisht me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Por, krahas idesë për korrigjim të kufirit mes Kosovës e Serbisë presidenti i vendit ka filluar të përmend edhe një ide tjetër.

Tani Thaçi, po e përmend mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Por, këto deklarata duket se nuk kanë kaluar pa i rënë në vesh një shteti shumë të fuqishëm.

Është zv ndihmës sekretari i shtetit amerikan Matthëe Palmer, që  deri sa konfirmojë mbështetjen e SHBA-së për Kosovën, tha se e refuzojnë idenë e bashkimit me një shtet tjetër.

“Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën e pavarur mbetet e forte dhe kjo e avancon qëllimin për një Ballkan stabil dhe prosperues. Kjo politik ka mbështetjeje nga te gjithë ne Amerikë dhe ne jemi krenare për ndihmën qe kemi dhënë për popullin e Kosovës. Ne refuzojmë konceptin cinik qe e vetmja rruge për të ecur përpara është qe te kthehet koha prapa për pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu ne refuzojmë idenë se e ardhmja e Kosovës është ne bashkimin me ndonjë shtet tjetër”

Ideja  për Bashkim Kombëtarë nga njohës të çështjeve politike, shihet si një llojë kërcënimi që presidenti Thaçi po ua bënë ndërkombëtarëve.

Por, sipas Arton Demhasajt, amerikanët edhe në të kaluarën e kanë bërë të qartë se Kosova nuk mund ti bashkohet një shtetit tjetër.

Ndërkohë, Artan Murati thotë se çështjen e bashkimit kombëtar Thaçi po e përdor si kartë për të arritur tek caku i tij.

Deklarata e Presidentit Hashim Thaçi, rreth idesë së bashkimit kombëtar janë shfaqur sidomos pas vonesave që Bashkimi Evropian i ka bërë Kosovës, për procesin e liberalizmit të vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat