‘Bye bye daddy’, 2-vjeçari këndon në gurin e varrit të babait

Lajme

‘Bye bye daddy’, 2-vjeçari këndon në gurin e varrit të babait

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 06:40
Harvey tek varri i babait

Një nënë ka ndarë momentin prekës kur djali i saj 2-vjeçar i dha lamtumirën babait të tij në gurin e varrit.

Darren Langton vdiq papritur në moshën 33-vjeçare nga shkaqe të panjohura në shtëpinë e tij në Dorchester, Dorset.

Ai u nda nga jeta tre ditë pas ditëlindjes së parë të Harvey në tetor 2017.

Image

Nëna e Harvey, Jessica Pillinger u përpoq ta mbante gjallë kujtesën e Darren duke vizituar gurin e tij përkujtimor çdo të diel dhe duke vendosur lule aty.

Në foto shihet djali mbi gurin e varrit që luan me makinat e vogla të tij dhe këndon ‘bye bye Daddy’ ose ‘mirë u pafshim babi’ në mënyrë të përsëritur.

Në foto tregohet marrëdhënia e tij e veçantë me kujtimin e babit. Duke mos kuptuar ende ai i tregon babit lodrat e tij të preferuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat