KFOR i përgjigjet Daçiq-it: Nuk kemi informata për aksione nga Prishtina

Lajme

KFOR i përgjigjet Daçiq-it: Nuk kemi informata për aksione nga Prishtina

Nga: F.B Më: 14 qershor 2019 Në ora: 09:27
Viçenco Graso

Zëdhënësi i misionit ushtarak të KFOR-it në Kosovë Viçenco Graso ka theksuar se  “KFOR-i nuk ka marr informata të cilat janë theksuar nga Daçiq se Prishtina po përgatit aksione të reja të një anshme, shkruan “Politika” përcjell “Bota Sot”

Këtë e ka thënë zëdhënësi i KFOR-i në përgjigje të interesimit të gazetarëve, nëse ata kanë informata rreth asaj që ka deklaruar ditë më parë ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq.

“Ne nuk spekulojmë dhe nuk komentojmë atë që thuhet si informatë e pabazuar” është shprehur Graso për "Politika".

"Ne pajtohemi me qëndrimet e shprehura nga përfaqësuesir e vendeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të cilat në disa mbledhje janë duke kërkuar përmbajtje në retorikën në të cilën shprehen të dy palët, që janë nxitëse dhe përbënë rrezikim të dialogut dhe pajtimit” është shprehur Graso.

Ditë më parë Daçiq ka deklaruar se Prishtina është duke përgatitur ndërhyrje dhe aksione të reja në veri përfshirë edhe aksionin e marrjes së Kombinatit Trepça, ndërkohë që si ka theksuar rreth kësaj ka informuar partnerët ndërkombëtar por edhe misionin paqeruajtës të KFOR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat