Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një takim të afërt me deputetin Labinot Tahiri, i ndanë atij medaljen e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut.
Këtë medalje, kryeministri e dha për Tahirin, për respekt për punën e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe për humanizmin e madh përgjatë viteve, për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë, shkruan “Bota sot”.
Postimi plotë i kryeministrit Ramush Haradinaj:
Ne respekt të punës së tij si deputet i Kuvendit të Kosovës, rolin e tij në komunitet për avokimin e interesave të qytetarëve të Ferizajit dhe në veçanti për humanizmin e madh të treguar përgjatë viteve, për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë dhe të lënë vetëm, në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët, sot pata kënaqësinë që Labinot Tahirit t’i ndajë medaljen e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti - Skenderbeu.
E falënderova deputetin Tahiri edhe për shprehjen e solidaritetit me qytetarët tanë, që si të vetmit në Europë, ende nuk e kanë gëzuar të drejtën për lëvizje të lirë.
Si Kryeminister i vendit, jam mirënjohës për angazhimin Tuaj, tejet human për shqiptarët dhe ju inkurajoj që ta vazhdoni këtë mision.
RH