Pas Holandës, edhe Zvicra po mendon të kthejë vizat për shqiptarët

Lajme

Pas Holandës, edhe Zvicra po mendon të kthejë vizat për shqiptarët

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Vendimi Parlamentit të Holandës për kthimin e vizave, duket se ka ndikuar edhe tek politikanët zviceranë, të cilët po konsiderojnë mundësinë e pezullimit të vizave për shqiptarët që udhëtojnë në zonën Shengen.

Duke risjellë në vëmendje mocionin e Parlamentit holandez, këshilltari kombëtar nga Kantoni i Ticinës në Zvicër, që i përket partisë kombëtare të ligës, Lorenzo Quadri, përmes një postimi në Facebook njofton se ka kërkuar një interpelancë me Këshillin Federal për këtë çështje.

Këshilltar kombëtar nga kantoni i Ticinos

 “Është theksuar se në Holandë jetojnë gjashtë herë më shumë shqiptarë sesa ata që janë deklaruar zyrtarisht, dhe se sipas policisë së Roterdamit, mafia shqiptare është organizata më e dhunshme kriminale në atë qytet gjatë viteve të fundit. Një problem tjetër i ngritur është emigracioni i paligjshëm i shtetasve shqiptarë në Holandë, veçanërisht meshkujt e rinj. Komisioni Evropian gjithashtu ndikon Zvicrën, pasi vendi ynë ka nënshkruar marrëveshjet e Shengenit”.

 Me tej këshilltari ngre pikëpyetje edhe për situatën në Zvicër në lidhje me shifrat e kriminalitetit dhe mafian shqiptare.

 “Si është situata në Zvicër në lidhje me krimin shqiptar, dhe në veçanti me mafian. Situatat e raportuara nga Parlamenti holandez në lidhje me krimin në rritje, a gjejnë vend në Zvicër?

Me gjithë vendimin e Parlamentit të Holandës, rikthimi i vizave duhet të kalojë më parë në Komisionin Evropian e po ashtu duhet shqyrtuar nga Parlamenti Evropian si dhe vendet anëtare para se të ketë një verdikt final.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat