“Figaro” franceze reportazh për Kosovën: 100 mijë serbë të rrethuar nga 2 milionë shqiptarë

Lajme

“Figaro” franceze reportazh për Kosovën: 100 mijë serbë të rrethuar nga 2 milionë shqiptarë

Nga: F.B Më: 14 qershor 2019 Në ora: 13:21
Ilustrim

Sipas medieve serbe gazeta franceze "Figaro" ka publikuar një reportazh nga Kosova, ku ndër tjera konstaton se serbët trajtohen si qytetarë të rendit të dytë, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Në tekstin “ Fryma serbe e rezistencës", thuhet se serbët në Kosovë edhe më tutje luftojnë për ekzistencë përkundër faktit se kanë mbetur rreth 100 mijë të rrethuar nga 2 milionë shqiptarë, sepse rreth 250 mijë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

"Figaro" përkujton se që nga 1999 në Kosovë që serbët e quajnë Jerusalemi serb janë shkatërruar kisha, manastire dhe kjo ka ndodhur në bombardimet 78 ditë-she të NATO-së me mandat të OKB-së.

Gazeta përmend aksionin e policisë të para disa kohëve në veri dhe autori e cek si përvjetor brutal të hyrjes së forcave të NATO-së.

"Aksioni zyrtarisht ishte thyerje e rrjetës së krimit edhe korrupsionit, kjo është për të qeshur për atë që njeh Kosovën duke ditur se ajo është vend mashtrimit, krimit, drogës dhe tregtisë me njerëz", thuhet në tekst.

Serbët grupohen në enklava dhe janë nën kërcënim por po ja dalin të përballojnë të tashmen e rëndë duke shikuar në të kaluarën e pasur

"Në vendet tjera bashkësia ndërkombëtare është e gatshme të mbroj të drejtat e njeriut, por veç Rusisë askush nuk mbron serbët, ndërsa duke falënderuar mos dënimin me vetëdije nga BE dhe ShBA, qeveria e Kosovës po bënë gjithnjë e më shumë presion ", thotë"Figaro".

Ajo përmend taksën në mallrat serbe dhe hapat në heqjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, formimin e ushtrisë profesionale që do thotë serbëve nuk i paralajmërohet asgjë mirë

Në kuadër të reportazhit autori Zhan Luj Tramble ka intervistuar humanistin francez kryetar të shoqatës “Solidariteti për Kosovën Arno Gujon, të cilin Prishtina ia ka ndaluar hyrjen nga shtatori (për veprimtari të dyshimtë) nën maskën e ndihmave humanitare.

"Automjeti më është demoluar mua më kanë hetuar dy agjentë të sigurisë të ardhur special nga Prishtina. Pas operacionit më është ndaluar hyrja dhe qëndrimi në Kosovë. Aty nuk ceket arsyeja as motivi apo diçka s e kam kryer vepër penale ", tha Gujon.

Ai ka thënë se është bërë i padëshiruar për shkakto ndihmës dhe punës për ndryshimin e mendimit ndaj shtetit të vetëshpallur të Kosovës dhe problemeve të serbëve. "Kjo nuk më ndalon të vazhdoj të mbështes serbët e Kosovës dhe frymën e tyre rezistuese” ka thënë Gujon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat