Arbana Xharra: Fyerje e madhe për mua si shqiptare, Ramushi jep dekoratën “Skenderbeu” për këngetarë tallavash

Lajme

Arbana Xharra: Fyerje e madhe për mua si shqiptare, Ramushi jep dekoratën “Skenderbeu” për këngetarë tallavash

Nga: G.B Më: 15 qershor 2019 Në ora: 07:41
Arbana Xharra

Arbana Xharra ka reaguar ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me dekorimin e këngëtarit Labinot Tahiri me medaljen „Gjergj Kastrioti Skënderbeu“, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se është fyerje e madhe dhe është tallje me Skënderbeun.

Postimi i saj i plotë:

A mbeti diçka, ndonjë simbol që shqiptarët e konsiderojnë të shejntë për identitetin e tyre pa u devalvu, degradu, përbaltë sikur të ishte një leckë e pavlerë. Jo, nuk mbeti më asgjë.

Sot kryeministri Haradinaj i ndau rapsodit filantrop Labinot Tahirit medaljen „Gjergj Kastrioti Skënderbeu“.

Ky kryheroi ynë as ka kënduar e as u ka bërë mirë fukarenjve duke i mediatizuar edhe pa done e fustana nëpër rrjetet sociale e gazeta.

Ai ka bërë luftë, ky bën bamirësi, perfomancë – punë e tij, asgjë kundër tij. Ai është krijuesi i identitetit shqiptar. Ai është ura që lidh tri historitë e shqiptarëve atë iliren me arbnoren e këtë me këtë shqiptaren.

Po ku i di këto Ramushi, se me i ditë nuk ishte tallë kaq rëndë me figurën e Gjergj Kastriotit. Megjithatë është fyerje e rëndë. Shumë e rëndë për mua si shqiptare dhe protestoj – pse çka mundem më shumë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat