Momenti kur vriten tre serbë në afërsi të Gjilanit, më 1999

Lajme

Momenti kur vriten tre serbë në afërsi të Gjilanit, më 1999

Nga: D.RR Më: 15 qershor 2019 Në ora: 11:06
Momenti kur trupat ruse vrasin tre serbë në afërsi të Gjilanit, më 1999

Tre serbë u vranë nga ushtarët rusë, pasi ata refuzuan të ndalnin një sulm ndaj shqiptarëve, përcjellë "Bota sot".

Incidenti ndodhi në qershor të vitit 1999 në një fshat kryesisht të banuar me serbë në afërsi të Gjilanit.

Sipas KFOR-it, rusët nxituan në vendin e ngjarjes pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri.

Pasi arritën në vendin e ngjarjes, ushtarët rusë të KFOR-it urdhëruan serbët të ndalonin së rrahuri një shqiptar të plagosur.

Dy shqiptarë të tjerë, një i plagosur rëndë dhe një i vdekur, u gjetën në një makinë të afërt.

Në vend të kësaj, serbët qëlluan rusët, të cilët kthyen zjarrin duke vrarë tre prej tyre.

Shikoni pamjet e publikuara nga AP:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat