Versioni tjetër për Haradinajn: “Xhamadani vija vija, kërrk Ramushi me tri shpija”

Lajme

Versioni tjetër për Haradinajn: “Xhamadani vija vija, kërrk Ramushi me tri shpija”

Nga: D.RR Më: 15 qershor 2019 Në ora: 14:35
Ramush Haradinaj

Ish pjesëtari i UÇK-së, Liri Loshi, përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me kryeministrin Haradinaj, pasi ky i fundit tregoi se fëmijët në Obiliq ia kishin kënduar këngën “Xhamadani vija vija kërrk taksa, kërrk ushtria!”.

Por, me satirë, Loshi ka thënë se një version tjetër i këngës thotë “Xhamadani vij vija, kërrk Ramushi me tri shpija”.

Postimi i plotë në Facebook i Loshit:

Ramushi paska dëgjuar një këngë interesante të fëmijëve në Obiliq:
“Xhamadani vija vija kërrk taksa, kërrk ushtria!”
Por fëmijët e tjerë i kanë dëgjuar duke kënduar një verzion tjetër të kësaj kënge:
“Xhamadani vija, vija
Kerrk Ramushi me tri sh’pija!”
Kurse një grup tjetër ka këtë verzion:
“Xhamadani vija vija
Ty Kosovë po t’prin mafia!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat