Foshnja katër javësh rrezikon të vdesë nga puthja e një të afërmi

Lajme

Foshnja katër javësh rrezikon të vdesë nga puthja e një të afërmi

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 14:45
Ashleigh White dhe Noah

U puth nga një i afërm dhe mori herpes. Noah Tindle, ishte vetëm katër javësh kur nëna e tij Ashleigh White, 21 vjeçe nga South Yorkshire, në Angli, vuri re se syri i tij po mbushej me flluska dhe nga njëra prej tyre, nisi të dilte një lëng i çuditshëm.

Nëna e re, e dërgoi menjëherë vogëlushin tek mjeku, i cili e diagnostikoi me herpes.

Duke marrë parasysh moshën e vogël, Noah rrezikoi jetën, për shkak të atij që njihet si një virus banal.

Dyshohet se vogëlushi e ka marrë sëmundjen në ditën kur familja po e pagëzonte, dhe kur e puthën disa persona. Vogëlushi u shtrua në spital për dy muaj dhe thuajse u bë i verbër.

Tashmë është nëntë muajsh dhe është më mirë, mirëpo nëna e tij i publikoi fotografitë në rrjetet sociale, për të paralajmëruar prindër të tjerë, mbi atë çka mund ti ndodh fëmijëve të tyre.

Fëmijët e vegjë kanë një sistem imunitar shumë të dobët, kështu që këshillohet që të shmanget çdo kontakt me persona që mund të përbëjnë rrezik, qoftë edhe për shkaqe nga më banalet. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat