Kur ka vdekur Bekim Fehmiu, Kuvendi i Kosovës nuk mbajti një minutë heshtje

Lajme

Kur ka vdekur Bekim Fehmiu, Kuvendi i Kosovës nuk mbajti një minutë heshtje

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 17:09
Bekim Fehmiu

Roli i romit ‘Beli Bora’, në filmin “Mbledhësit e puplave”, në festivalin e Kanës, më 1967, i nominuar edhe për Çmimin “Oskar”, ia hapi dyert e kinematografisë botërore, kurse seriali televiziv ODISEU (1968) e bëri të famshëm, për çka edhe kërkohej nga regjisorë e producentë të njohur në filmat e të cilëve luajti role kryesore bashkë me aktorë më të mëdhenj të filmit, shkruan KultPlus.

Ishte aktori i pare që e shpërtheu perden e hekurt të diktaturës komuniste të Evropës Lindore, dhe luajti në shumë filma e seriale televizive. Aktori në shumë gjuhë në ish republikat jugosllave, Itali (ku ishte më i njohur), SHBA, Gjermani, Francë, Çekosllovaki, Tunizi… Ndërsa filmat e tij u shfaqen në të gjitha kontinentet dhe të titulluar në gjuhë të ndryshme.

Por jo njëjtë kishin menduar deputetët e Kuvendit të Kosovës, që në krye me Jakup Krasniqin patën refuzuar të mbanin një minutë heshtje për vdekjen e aktorit të përmasave të mëdha. Një arsyetim që patën nxjerrë në atë kohë, ishte se propozimet e tilla duhet të kalojnë nëpër procedura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat