Presion i ri që Kosova të pranohet në Interpol

Lajme

Presion i ri që Kosova të pranohet në Interpol

Nga: F. B. Më: 15 qershor 2019 Në ora: 17:33
Interpol

Me rastin e votimit të fundit në nëntor 2018 në Kuvendin e përgjithshëm të Interpolit mbështetësit më të mëdhenj që të pranohet Kosova ishin ShBA, Turqia dhe Britania e madhe, shkruan “Politika” përcjell “Bota Sot”.

Pas mossuksesit në vitin e shkuar Prishtina përsëri ka aplikuar për pranim në Interpol në organizatën botërore të policisë ka njoftuar ministri serb Ivica Daçiq. Sipas tij përsëri do të ketë lobim edhe presion të ri për pranim, Ministri i Punëve të Brendshme Nebojsha Stevanoviç ka thënë se edhe kjo përpjekje nuk do kaloj pa luftën e Serbisë kundër. Ai ka njoftuar dërgimin e letrës për sekretarin gjeneral dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv dhe ka paralajmëruar bisedë me ministrat e shumë vendeve dhe zyrtarëve tjerë për të njoftuar me qëndrimin e Serbisë.

Ata që ishin më të zëshmit në pranimin e Kosovës në Interpol para 6 muajve (ShBA,m Turqia dhe Britania e Madhe)  jo vetëm kanë mbështetur idenë por edhe kanë bërë presion në vendet tjera që të votojnë “për”. Ndërsa më aktivët në mbështetjen e Serbisë ishin Kina, Spanja, Qipro dhe Surinami, ato i janë bashkuar kërkesës së Beogradit që kjo çështje mos të futet fare në rend të ditës. Sekretari shtetëror i MPB Biljana Popoviç Ivkoviç është takuar me zyrtarë spanjoll dhe i ka falënderuar për mbështetjen në votimin kundër pranimit të Kosovës.

Për shkak të presioneve të mëdha nga vendet perëndimore me ndikim, konferenca e mbajtur në Dubaj ka pasur risi me qëllim që Prishtina të shtyhet në Interpol. Është ndryshuar mënyra e votimit që sipas ministrit Stevanoviç është kundër  të drejtës procedurale. Në vend të votimit të dytë të domosdoshëm menjëherë është bërë pauzë ndërmjet dy votimeve, qëllimi ishte që të sigurohet numri i nevojshëm i votave. Jo zyrtarisht është theksuar se Kosova ka tentuar përmes dhuratave të çmuara të blej të pa-vendosurit dhe abstenuesit.

Pak ditë para mbledhjes së Kuvendit të Interpolit janë publikuar akuzat ndaj serbëve për krime në Kosovë. Kjo është bërë nga grupi i shoqatave joqeveritare në Gjakovë që kanë parashtruar në prokurorinë Speciale akuzat. Beogradi ka theksuar se pranimi do të ishte shkelje e rezolutës 1244  dhe normave tjera që përcaktojnë kush mund të bëhet pjesë e Interpolit dhe në votimin e mbajtur 56 votuan kundër pranimit të Kosovës, ndërsa kësaj duhet shtuar 22 të përmbajtur, ndërkohë për votuan vetëm 36 shtete.

Sipas funksionarit të lartë në sigurinë kombëtare Bozho Spasiç, ajo me çka pajtohen edhe dy policitë me rëndësi në botë ajo kineze edhe ruse por edhe tjerat është se „Kosova ka aplikuar për pranim në Interpol ndërkohë që nuk ka plotësuar asnjë kusht teknik organizativ të kësaj organizate. Njësitë e tyre policore siç i quajnë janë formuar nga terroristët që kanë marr pjesë në luftë në territorin e Serbisë. Këto nuk janë forca q mund të shndërrohen në polici moderne, prandaj bota mbështet UNMIK-un si policinë  vetme në Kosovë q mund të komunikoj me Interpolin.

“Është e njohur se pushteti në Kosovë ka shfrytëzuar konfliktin me popullatën serbe, ka informacione nga shërbime informative përfshirë edhe ato gjermane se ka lista për rreth 7 mijë persona që janë në Serbi, Kroaci, Gjermani për të cilat ka fletarrestime për vepra penale. Shumë prej tyre janë për krime lufte, gjë që përbën një masë të madhe të njerëzve me fletarrestime të rrejshme edhe Interpolit” ka thënë Spasiç.

Në gjithë këtë situatë Beogradi ka tërhequr vërejtjen në votimin e vitit që shkoi për pranimin e Kosovës. „ Policia e botës ka të dhëna për këto raste, Ato janë sekrete dhe ndodhen në fletë-arrestet e errësuara. Më interesant në fletë-arrestet e Interpolit është se në atë listë gjendet edhe komplet udhëheqja e Kosovës në krye me Thaçin, Veselin , Haradinajn. Si do përgjigjen ata në kërkesën për dorëzimin e udhëheqjes së vetë”, ka thënë Spasiç, duke shtuar se Serbia është pozitë më të volitshme në prag të votimit të ri sepse “Interpol është organizatë shumë më serioze se mendimet e amerikanëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat