Kjo është pasuria e zyrtarit që iu vodhën 66 mijë euro në shtëpi

Lajme

Kjo është pasuria e zyrtarit që iu vodhën 66 mijë euro në shtëpi

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 19:48
Muhamet Malsiu

Drejtorit të Departamenti të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Departamentit të Ujërave, Muhamet Malsiut i janë vjedhur 66 mijë euro në shtëpinë e tij në Rekë të Kaçanikut.

Lidhur me këtë rast, media kontaktoi atë, i cili nuk e mohoi vjedhjen, ndërsa Policia arrestoi 16 persona, të cilët më pas u liruan me procedurë të rregullt.

Por, sa është pasuria e këtij zyrtari të qeverisë që iu ‘avulluan’ 66 mijë euro.

Si pasuri të paluajtshme, ai ka deklaruar një shtëpi, një banesë dhe dy toka bujqësore të cilat thotë se janë në pronësi të përbashkët.

Vlera e shtëpisë së tij është 36 mijë euro, e banesës 25 mijë, ndërsa e dy tokave bujqësore është 67 mijë euro.

Në kartelat e tij personale ai ka deklaruar mbi 7 mijë euro, në kartelë të bashkëshortes 3,526,22 euro, dhe dy fëmijëve 4 mijë e 825 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat