Shpend Ahmeti: Në Kosovë votojnë mbi 70 për-qind e qytetarëve - Bota Sot
Shpend Ahmeti: Në Kosovë votojnë mbi 70 për-qind e qytetarëve

Lajme

Shpend Ahmeti: Në Kosovë votojnë mbi 70 për-qind e qytetarëve

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 23:28
Shpend Ahmeti

Kryetari i PSD-së që është edhe kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se ka shtete që e detyrojnë qytetarin me ligj që të votojë.

Australia është një nga ato vende, sipas tij, ku nëse nuk del në zgjedhje dënohesh me gjobë, njëlloj thotë e ka edhe Belgjika, shkruan oxygenpress.info.

“Ka shtet që i detyrojnë qytetarët me dal në zgjedhje pa marr parasysh që nuk ju pëlqejnë opsionet, mund të shkosh ta shkatërrosh fletën e votimit, dhe dalja në ato zgjedhje është mbi 98%, dënohesh me 1 mijë dollarë apo të ngjashme”, thotë ai.

Sipas Ahmetit, në Kosovë votojnë mbi 70 për-qind e popullsisë. Për këtë ka një shpjegim.

“Në Kosovë edhe pse thonë se 50 e më shumë për-qind dalin në zgjedhje, unë mendoj që dalin më shumë. Ne i kemi në lista zgjedhore 1.8 milionë, ndërsa i kemi 1.7 milionë banorë. Në zgjedhjet tona dalin diku rreth 900 mijë njerëz, që kur e konsideron njerëzit që janë në Kosovë të moshës mbi 18 vjet, unë mendoj që është mbi 70 për-qind”.

“Nuk e di në rrethet e juaja sa njerëz i njihni që nuk dalin të votojnë dhe e shihni që shumica del për të votuar. Problemin kryesor e kemi që diaspora nuk voton, dhe atë jo për faj të diasporës por për faj të shtetit tonë, sepse dy deri tri letra duhet t’i dërgosh për të votuar. Sikur të votonin diaspora mendoj që ndryshimi do të ishte edhe më i shpejt. Sepse, janë njerëz të pavarur nga favoret, punësimet e të ngjashme”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...