Serbët vazhdojnë të publikojnë shkrime të porositura: Reçaku ishte gënjeshtra më e madhe e fundit të shekullit 20

Lajme

Serbët vazhdojnë të publikojnë shkrime të porositura: Reçaku ishte gënjeshtra më e madhe e fundit të shekullit 20

Nga: F.B Më: 16 qershor 2019 Në ora: 12:40
Pllaka përkujtimore me emrat e dëshmorëve të Reçakut

Reporteri francez  Tramble ka deklaruar se në 20 vjetorin e ndërprerjes së sulmeve të NATO-së në SRJ ajo ishte ngjarje kobe që ka këkruar të shkruhet për te, njofton “B92” përcjell “Bota Sot”.

Zhan-Luj Tramble ka publikuar një reportazh për vuajtje që serbët kanë përjetuar në Kosovë dhe është ndër gazetarët e rrallë që prej bombardimeve në vitin 1999 vazhdon të interesohet edhe shkruaj për serbët dhe problemin e Kosovës.

"I dua serbët dhe kamë respekt, aq më parë që francezët nuk kanë qenë gjithë në nivel në këtë drejtim ", ka thënë Tramble pëe “Novosti”.

Ngjarjet në Reçak përbëjnë një ndër lajmet më të mëdha “Fake News” i fundit të shekullit 20.

Po përpiqemi të luftojmë kundër dezinformatave mediale aq s mundemi që të vërtetojmë realitetin.

"Serbët kanë qenë të guximshëm jo vetëm në atë periudhë por edhe më herët gjatë historisë së Luftës së parë dhe të Dytë Botërore për shembull” ka thënë Tramble duke shtuar se serbët po përpiqen ne rezistencë të mbeten në Kosovë përkundër trajtimit që përjetojnë.

Tramble shprehet se  " Ish – UÇK dhe pushteti që ka dal nga ajo është larg  modelit të udhëheqjes së mirë.

Ai thotë se përherë ka gjëra që nuk janë vendos në tekst se nuk ka vend për të gjitha.

"Më e çuditshme është se kur hyni në Kosovë  dhe në ekranin e telefonit ju paraqitet “mirë se vini në Monako”, prej nga është një nga operatorët  dhe ju shikoni se situata në Manako dhe Kosovë ndryshon si qielli me tokën ",  përfundoi Tramble.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat