Vesiq: Fitore e madhe e Vuçiqit mbi Kosovën, ja ku qëndron zgjidhja

Lajme

Vesiq: Fitore e madhe e Vuçiqit mbi Kosovën, ja ku qëndron zgjidhja

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 09:05
Goran Vesiq

Anëtari i Kryesisë së Partisë Përparimtare serbe njëherësh nënkryetar i bashkisë së Beogradit, Goran Vesiq, beson se zgjidhja e vetme e përhershme dhe e qëndrueshme për çështjen e Kosovës është marrëveshja historike e serbëve dhe shqiptarëve.

Ai beson se fitorja e madhe e presidentit Aleksandar Vuçiq është fakti që udhëheqësit më të rëndësishëm evropianë po merren me këtë çështje.

“Fakti që për zgjidhjen e çështjes së Kosovës po diskutohet në qendrat më të rëndësishme të pushtetit dhe që me të po merren me udhëheqësit më të rëndësishëm evropianë, Merkel dhe Macron, përfaqëson fitoren e madhe të presidentit tonë Vuçiq”, tha Vesiq në një për Blicin serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat