Çanak: Kisha serbe t’ia kthejë asaj malazeze atë që është marrë ‘me shpatë’

Lajme

Çanak: Kisha serbe t’ia kthejë asaj malazeze atë që është marrë ‘me shpatë’

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 14:53
Nenad Çanak

Kryetari i Lidhjes socialdemokrate të Vojvodinës Nenad Çanak ka thënë se është fakt se pas vitit 1918 praktikisht tërë prona e Kishës ortodokse malazeze është bërë pronë e Kishës ortodokse serbe dhe është angazhuar që “të ndreqet padrejtësia historike” dhe për kthimin e pronës së marrë.

“Të mos ia kthesh Malit të Zi pronën nga viti 1918 do të ishte padrejtësi historike, Fjala është për atë se prona e cila është marrë ‘me shpatë’ në vitin 1918 duhet t’u kthehet pronarëve”, ka thënë Canak për gazetën “Dnevne novine” të Podgoricës.

Ai ka shtuar se nuk e kupton se çfarë ka kontestuese në këtë.

“Askush nuk ia ndalin Kishësi serbe që të ndërtojë faltore të reja. Hong Kongun Britania ia ka kthyer Kinës pas 99 vitesh, pse edhe Kisha serbe yë mos ia kthejë asaj malazeze, përkatësisht shtetit malazez, atë që është marrë me suprimimin e shtetësisë së Malit të Zi në vitin 1918. Të mos ia kthesh Malit të Zi pronën nga viti 1918 do të ishte padrejtësi historike. Kjo është e tëra”, ka porositur Canak.

Canak ka vlerësuar se tentimi i politizimit të kësaj çështjeje mund të jetë “jashtëzakonisht e rrezikshme”, sepse hap lindja të reja të ndasive, të cilat nuk i sjellin dobi askujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat