Spiuni francez që ka vepruar në Kosovë, kërcënohet në Francë - Bota Sot
Spiuni francez që ka vepruar në Kosovë, kërcënohet në Francë

Lajme

Spiuni francez që ka vepruar në Kosovë, kërcënohet në Francë

Nga: F.B Më: 17 qershor 2019 Në ora: 17:14
Arno Gujon

Themeluesi i organizatës humanitare "Solidariteti për Kosovë" Arno Gujon është prononcuar rrteh kërcënimit pas reportazhit për jetën e serbëve në Kosovë në gazetën franceze "Figaro", shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Gazetarët pro-shqiptarë francez janë zemëruar pas shkrimit rreth Kosovës në "Figaro"",ka shkruar Gujon në Tviter.

Ai ka deklaruar se pas tekstit ishte në shenjë ai edhe gazetari Zhan Kristof Bison, zëvendës kryeredaktor në “Figaro” që ka shkruar reportazhin “Fryma serbe e rezistencës".

"Pasojat: Kristof Bison ka marr kërcënim me vdekje ndërsa mua kanë quajtur Millosheviqi francez, fashist dhe spiuni rus. Nuk është lehtë me kanë në anën e të vërtetës, Por nuk do ndalemi ", ka thënë Gujon në Tviter.

Reportazhi për jetën e serbëve në Kosovë është publikuar në  gazetën franceze "Figaro" ku flitet për situatën humanitare në enklavat serbe në Kosovë.

Ai ka shtuar se meritat për reportazhin kanë edhe tre gazetarë të guximshëm të magazinë franceze duke vlerësuar se nuk është lehtë në perëndim, në Francë me kanë objektiv kur janë në pyetje temat e politizuara.

"Ata kanë bërë një shkrim të mirë që realisht flet për situatën humanitare në enklavat në Kosovë", vlerësoi Gujon.

Ai ka thënë se "Figaro" është gazeta më e lexuar në Francë dhe secili qytetar do ketë mundësi të njihet me atë që ndodhë në Kosovë tash e 20 vite.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat