Gjukanoviq me mesazh të fuqishëm për Serbinë: Të huajën s’e duam, tonën s’e japim

Lajme

Gjukanoviq me mesazh të fuqishëm për Serbinë: Të huajën s’e duam, tonën s’e japim

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 20:21
Milo Gjukanoviq

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq i ka dërguar mesazh të fuqishëm politikës dhe popullit serb, pas përplasjeve të fundit dhe kërcënimeve se “Mali i Zi është Serbi”.

Ai ka deklaruar nga Berane se Mali i Zi nuk ka për qëllim që asnjë milimetër të huaj të territorit ta merr, por se nuk do të lejoj që të merret ajo që i takon shtetit të tij.

“Ata që kanë ide të paternalizmit ndaj Malit të Zi duhet t’ju themi se vendi ynë është shtet i pavarur, sovran dhe i pranuar ndërkombëtarisht”, ka thënë Gjukanoviq nga Berane.

Sipas tij, Mali i Zi është krenar për qytetarët e vet, me të cilët askush nuk ka qeverisur nga anash.

Ai këto komente i ka bërë gjatë konferencës zgjedhore të partisë së tij.

Gjukonoviq i cili është lideri i DSP-it, thotë se nuk është e rëndësishme nëse dikush mban veshur komplete apo pallto, pasi që të gjithë duhet të sillen të barabartë dhe në pajtim me ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat