Anduena Tahiri: Drejtori ishte i zënë nën hijen e zyrës, nxënësit në vapën e madhe! 

Lajme

Anduena Tahiri: Drejtori ishte i zënë nën hijen e zyrës, nxënësit në vapën e madhe! 

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 12:56
Anduena Tahiri: Drejtori ishte i zënë nën hijen e zyrës, nxënësit në vapën e madhe! 

Këngëtarja e mirënjohur, Anduena Tahiri, ankohet për ekskursionin që bëhet me nxënës dhe në mënyrën se si po trajtohen. Ajo ka shprehur shqetësimet e saja, duken reaguar ashpër përmes një letre.

“Dje shkolla fillore  ‘Gjon Serreçi’ kishte organizuar ekskursion për fëmijë, dhe nisja mendohej te behej nga ora 9:00, ndërsa përfundoi duke u nisur ne ora 11:00. Kjo bëri që fëmijët të vinin edhe deri tek alivanosja nga temperaturat e larta, duke pritur gjate ne oborret e shkollës.

Image

Përveç kësaj me një autobus udhëtuan 3 - Klasë gjë që nuk është normale dhe aspak e tolerushme, pasi që të gjithë kryen pagat obligative. Gjithashtu Mësuesit/et u trajtuan si shërbëtor, së bashku me nxënësit ata vuanin nga vapa e madhe gjë e cila ka mundur të ndikoj keq në shëndetin e tyre pasi që shumica janë në moshë. Respekt për këta Mësues që me orë të tëra piqeshin në rrezet e diellit duke u kujdesur për fëmijët, ndërsa Drejtori ishte i zënë nën hijen e zyrës. 

Nuk e di Z. Drejtor a e din se nxënësit duhet të përgatiten për jetesë të përgjegjshme në frymën e mirëkuptimit, të paqes, tolerancës, atëherë si mund të edukohen ata kur juve nuk ju bëhet vonë dhe nga pakujdesia juaj të shkaktohen dëme. Shërbimet arsimore janë të nivelit 0. 

Prindërit kanë të drejtë të ankohen nëse fëmijëve nuk u ofrohen kushtet e sigurisë, të shëndetit dhe të mjedisit te institucionit dhe të kërkojë përmbushjen e tyre sipas standardeve të përcaktuara nga legjislacioni. Të drejtat e nxënësve mbrohen me ligj. Jo gjitha shkollat e Kosovës mbrojnë të drejtat e fëmijëve nëpër shkollat e tyre, andaj jo të gjitha drejtat e fëmijëve respektohen... Ja pra rast konkret Shkolla “Gjon Serreqi”. 

Kam bërë edhe më parë ankesë rreth ambientit i cili po ashtu është i nivelit 0, unë dhe çdo prind, por me shumeëdominoi Injoranca juaj, dhe prapë fëmijët ngelen pa zgjidhje.
Detyra jote është të marrësh te gjitha vendimet e duhura për të zhdukur këto dukuri negative. Duhet të bëhet kontrollimi i duhur, që të dihet se shkolla i plotëson nevojat, nëse nuk i plotëson ti zbuloje shkaqet pse nuk i plotëson, ashtu që ti ndihmohet çdo individi, që të bëjë detyrën e dhënë në mënyrë sa më të mirë. 
Uroj që të reagojnë të gjithë prindërit publikisht për padrejtësitë që u bëhen fëmijëve tanë nëpër institucionet arsimore”, shkruan Anduena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat