Vuçiq: Serbët e Kosovës janë të fortë se që mendojnë shumë të tjerë

Lajme

Vuçiq: Serbët e Kosovës janë të fortë se që mendojnë shumë të tjerë

Nga: F.B. Më: 18 qershor 2019 Në ora: 15:45
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në takime me gazetarët ka theksuar se “Serbia nuk do lejoj predikime rreth sjelljes nga njerëz me moral të dyshimtë”, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Ai ka thënë se nuk e shqetëson fakti se politikan të caktuar serb nga Kosova e ftojnë Listën Serbe që të “heq dorë nga shteti dhe Vuçiqi” sepse këtë atë e thonë sepse atë ata e dëgjojnë nga të huajt çdo ditë dhe askush nuk i detyron në atë, por e shqetëson ajo që predikime iu mbajnë njerëz të dënuar për dhunim.

"Lider kundërshtar tonë të partive politike në Kosovë, ata që nuk janë shqiptar por serb që kanë dhunuar dy vajza serbe në Graçanicë. Fjala është për  një gjysh që është dënuar me 7 vjet burg dhe që ka mbajtur 3 dhe ai na mban predikime dhe na ‘shet mend’ si duhet të sillemi në Kosovë", ka thënë Vuçiq në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

Ai pyeti a është porosia “se ne duhet ashtu të sillemi të dhunojmë?"

"Më të fortë janë serbët në Kosovë se që mendojnë shumë tjerë. Kjo se të tillët duan të detyrojnë të heqin dorë nga shteti....” ka thënë Vuçiq.

I pyetur të komentoj faktin se opozita kroate gjatë procesit të të bisedimeve asnjëherë nuk është ankuar Brukselit në shtetin e vetë as kur ishte evidente shkelja e të drejtave të serbëve në Kroaci, përderisa opozita në Serbi në vazhdimësi ankohet në shtetin e vetë, Vuçiq ka thënë se këtu është në pyetje vetëdija kombëtare.

"Tek ne është në rrjedhë procesi i gjerë i konsolidimit kombëtar, pa rrezikim të drejtave të tjerëve, pro me ngritje të vetëdijes së vetë dhe zhvillimin e përshpejtuar ekonomik. Besoj se këtë problem do të dimë të zgjidhim", nënvizoi Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat