Detaje të reja rreth aksionit të Policisë së Kosovës

Lajme

Detaje të reja rreth aksionit të Policisë së Kosovës

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 22:36
Ilustrim

Policia e Kosovës, në bashkërendim me autoritetet kompetente dhe bazuar në urdhresen e gjykatës themelore në Prishtinë, ka realizuar një operacion kontrolli/bastisjeje në gjashtë, lokacione të ndryshme në qytetin e Prishtinës dhe Ferizajt.

Operacioni i kontrollit është kryer në bashkëveprim të ngushtë ndërmjet zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe zyrtareve policor nga shteti i Gjermanisë.

Operacioni i zhvilluar ka pasur për qëllim gjetjen e dëshmive materiale lidhur me vërtetimin e veprës penale “Pastrim i parave”, të cilën dyshohet ta kenë kryer persona të dyshuar të involvuar.

Bastisjet janë kryer në qytetin e Prishtinës në dy lokacione, ndërsa në qytetin e Ferizajt në katër lokacione.

Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar:

63/foldera me dokumentacione të ndryshme në lidhje me aktivitetin e bizneseve të një kompanie.

Janë konfiskuar një numër i madhe i hard-disqeve të kompjuterëve, USB dhe pajisjeve tjera elektronike të cilat ekspertët e fushës i kanë konsideruar të nevojshme për t’u ekzaminuar .

Janë sekuestruar gjithësej edhe 6296,50 euro

12/orë dore të llojeve t ndryshme si Armani, rolex, festina, fossil, svatsh, boss

Një veturë e tipit Porshe

Një mortor i tipit yamaha

Me vendim të Prokurorit të prokurorisë speciale të dyshuarve u janë ngrirë të gjitha llogaritë bankare biznesore dhe ato personale.

Po ashtu u janë ngrirë 8 parcela tokësore prona të të dyshuarve, këtu hyjnë edhe dy shtëpi banimi të cilat gjenden në lagjen Marigona në Çagllavicë.

Pasi të dyshuarit nuk janë gjendur në shtëpitë e tyre, janë urdhëruar që të paraqiten pranë autoriteteve për t’u intervistuar në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat