Gjenerali serb i kërkuar nga Interpoli: Të ndryshohen emrat e vendbanimeve shqiptare në Serbi

Lajme

Gjenerali serb i kërkuar nga Interpoli: Të ndryshohen emrat e vendbanimeve shqiptare në Serbi

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 22:48
Momir Stojanoviq

Gjenerali serb Momir Stojanoviq, i cili është i kërkuar nga Interpoli për krime kundër shqiptarëve në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, në një emision në Serbi të quajtur “Cirilica”, ka bërë thirrje që të ndryshohen emrat e vendbanimeve shqiptare në Serbi, të cilat dikur ka qenë të banuara me shqiptarë.

Stojanoviq, i cili ka qenë dikur edhe shef i inteligjencës ushtarake në Prishtinë, ka thënë se “pse duhet të jenë ende toponimet shqiptare në Toplicë, si Kastrati e Pllana? A nuk ka mundur pushteti lokal që t’i ndryshojë këto toponime, në mënyrë që të mos thonë më që ato vende paskan qenë me shqiptarë?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat