Labi habit të gjithë: Edhe shoqeve të gruas i kam blerë vetura

Lajme

Labi habit të gjithë: Edhe shoqeve të gruas i kam blerë vetura

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 09:24
Labinot Tahiri

Deputeti i pavarur tani i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka deklaruar se ai ka 170 vetura të blera deri tani.

Në Rubikon ai ka thënë se jo të gjithë këta vetura kanë qenë të tij, pasi disa prej tyre i ka dhuruar.

Për çudi, ai thotë se ka pasur raste kur shoqeve të gruas së tij u ka blerë vetura si dhuratë.

Tahiri, shton se nuk ka dashur kurrë që paratë e fituara t’i shpenzojë vetëm, por të ndajë diçka edhe për të afërmit e shokët.

“Janë disa pagesa nëpër dogana të Kosovës, që kam ble vetura të reja, dikur, por kam blerë edhe vetura dhurata, ua km dhuruar njerëzve, shokëve. Ka ndodhur edhe shoqeve të gruas u kam blerë dhurata, shokëve të mi, se kam fituar shumë, e s’kam dashur kurrë që veç unë të marr, të rris buxhetin edhe pse ndoshta më ka ndodhur. Janë më shumë se 170 vetura”, ka thënë ai tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat