Ana Brnabiq tregon çka foli me Edi Ramën: Situata është e keqe

Lajme

Ana Brnabiq tregon çka foli me Edi Ramën: Situata është e keqe

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 10:58
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka thënë në Londër se ‘nuk ka stabilitet në rajon pa një Serbi jostabile dhe se Beogradi duhet të vazhdojë të investojë në stabilitetin rajonl’.

Brnabiq ka bërë me dije se ka folur ‘pak me Edi Ramën lidhur me disa deklarata të fundit’.

“E kam lutur të ulemi dhe ta shohim se ku jemi, të nënvizojmë linjën që s’duhet të kalohet  dhe të mos lejojmë që rajoni të pësojë jostabilitet edhe më tutje”, ka thënë Brnabiq, shkruan N1.

“Më duhet të them se duhet ta kthejmë kokën prapa dhe ta shohim se ku jemi. Së pari, kjo është pasojë e lëvizjeve të Prishtinës, jemi në një situatë më të keqe se sa ku kemi qenë dhe do të duhej të ishim në një situatë shumë më të mirë”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat