Ilir Deda: Shqipëria e kapur nga mafia po merr n’qafë të gjithë popullin shqiptar

Lajme

Ilir Deda: Shqipëria e kapur nga mafia po merr n’qafë të gjithë popullin shqiptar

Nga: V.R Më: 19 qershor 2019 Në ora: 13:59
Ilir Deda

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, në një deklaratë publike, ka thënë se Shqipëria mund ta fillojë procesin e anëtarësimit në BE, shkruan “Bota sot”.

Por, sipas tij, Shqipëria e kapur nga mafia, në prag të konfliktit të brendshmëm, do ta merr ne qafë edhe veten edhe të gjithë popullin shqiptar.

Postimi plotë i Ilir Dedës:

Shqipëria sivjet ende mund ta fillojë procesin e anëtarësimit në BE.

Shqipëria në vitin 2020 e kryeson OSBE-në.

Shqipëria mund të njihet dhe të jetë vend i jashtëzakonshëm i Evropës Juglindore, e me këtë edhe t’i ndihmojë të gjithë shqiptarët.

Por, Shqipëria që njihet si “narko-shtet”, e kapur nga mafia, në prag të konfliktit të brendshmëm, do ta merr ne qafë edhe veten edhe të gjithë popullin shqiptar.

Marrëzia e politikës në Shqipëri duhet të përfundojë sa më parë. Kosova mund të ndihmonte po mos të ishte vetë në gjendje katastrofale.

Është prioritet nacional gjetja e rrugës dhe zgjidhjes për parandalimin e katastrofës kombëtare dhe humnerës ku mund të na dërgojë të gjithëve përshkallëzimi i situatës në Shqipëri.

Kjo bëhet vetëm duke respektuar rregullat bazike të një vendi të lirë e demokratik, ku kompromisi politik është vlerë. Zgjidhje me siguri që nuk është kokëfortësia për mbajtje të zgjedhjeve me 30 qershor, apo kallja e shkollave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat