Dhurata Hoxha: Vendi ynë, ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim

Lajme

Dhurata Hoxha: Vendi ynë, ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim

Nga: V.R Më: 19 qershor 2019 Në ora: 14:12
Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se përfundimet e Këshillit të Ministrave të BE-së për Kosovën nuk përmbushin pritjet e qytetarëve tanë, sepse, nuk jep afate kohore dhe qëndrime të qarta, ngase, bëhet fjalë për disa nga 14 pikat, të cilat janë sfida dhe kërkojnë veprim të vazhdueshëm, shkruan “Bota sot”.

Sic shprehet ajo, qytetarët duan vlerësim objektiv për liberalizimin e vizave.

Postimi saj i plotë:

Përfundimet e Këshillit të Ministrave të BE-së për Kosovën nuk përmbushin pritjet e qytetarëve tanë, sepse, nuk jep afate kohore dhe qëndrime të qarta, ngase, bëhet fjalë për disa nga 14 pikat, të cilat janë sfida dhe kërkojnë veprim të vazhdueshëm.

 

Ne kemi pritur dhe duam vlerësim objektiv, për liberalizimin e vizave, udherrefyesi i cili tashmë eshte vlerësuar per përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizim.

 

Rëndësia e liberalizimit të vizave, nuk përbën vetëm të drejtë themelore për qytetarët tanë, por edhe ndjenjë të përkatësisë dhe orientimit tonë jetik, brenda vlerave evropiane. Ndryshe, Evropa po risjell mundësitë e shfaqjes së prapakthimit të vlerave të arritura bashkërisht, sa të padëshirueshme për ne, aq edhe kërcënuese nga drejtimet jashtë vendeve të BE-së.

 

Vendi ynë, ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim, andaj, ky shqyrtim i serishëm i liberalizimit në Këshill, nuk presim të jetë as pezullues dhe as frenues për të arriturat tona. Prandaj, kerkojme qe te pershpejtohet ky proces, sepse qytetaret toanë po vazhdojne te jene të vetmit të izoluar në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat