Nesër fillon Samiti dyditor i Liderëve të BE-së - Bota Sot
Nesër fillon Samiti dyditor i Liderëve të BE-së

Lajme

Nesër fillon Samiti dyditor i Liderëve të BE-së

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 22:13
Ilustrim

Më 20 dhe 21 qershor në Bruksel do të mbahet Samiti i Liderëve të Bashkimit Evropian (BE), me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve dhe qeverive të 28 vendeve anëtare. Sipas programit të samitit, ndër temat që do të diskutojnë udhëheqësit e vendeve anëtare janë përcaktimi i shefave të rinj të institucioneve të BE-së, Agjenda Strategjike e BE-së për periudhën 2019-2024, Korniza Financiare Shumëvjeçare për periudhën 2021-2027, si dhe procesi i largimit të Britanisë nga blloku (Brexit).

Në aspektin e politikës së jashtme, udhëheqësit do të diskutojnë zhvillimet në lindje të Ukrainës dhe në Detin Azov dhe vazhdimin e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë. Përveç kësaj, në samit do të diskutohen edhe aktivitetet e Turqisë të shpimit dhe kërkimit të gazit në Mesdheun Lindor. Ndërkaq, në ditën e dytë të samitit do të mbahet takimi i Eurogrupit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat