Gazeta franceze "Mond":  Këto janë vendet që kanë bllokuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut

Lajme

Gazeta franceze "Mond":  Këto janë vendet që kanë bllokuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut

Nga: F.B. Më: 20 qershor 2019 Në ora: 14:44
Ilustrim

Gazeta franceze "Mond" shkruan se Franca, Gjermania dhe Holanda janë vendet që kanë bllokuar fillimin e bisedimeve për bashkëngjitjen në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut, përcjell “Bota Sot”.

Si shkruan portali maqedon “Plus indo” Franca, Gjermania, Holanda dhe Luksemburgu nuk kanë miratuar vendimin që do të ishte simbolik për ta, e ajo do të ishte fillimi i bisedimeve të dy vendeve ballkanike.

"Kjo çështje kërkon vendim unanim të 28 vendeve anëtare të Unionit” thuhet në gazetën franceze.

Sipas saj çështja e zgjerimit të BE-së mbetet temë e ndarjes mes anëtarëve të BE-së dhe kjo do shqyrtohet në tetorin që vjen.

"Është fakt se Bundestagu gjerman ende nuk ka vendosur sipas rekomandimit të Komisionit Evropian rreth  bisedimeve me Tiranën dhe Shkupin, që është një arsyetim I mire për vendet e lëkundura anëtare të BE-së dhe që mos të merret vendimi", shkruan Mond.

Parlamenti holandez thuhet se ka hedhur pishtë çdo ide rreth vendimit për Shqipërinë në vitin 2019.

Kur bëhet fjalë për Francën, pozicioni i saj është se nuk do zgjerim pas integrimin e dyfishtë Brenda bllokut të BE-së.

"Pa dyshim së këtu bëhet fjalë për Kapacitetet absorbuese” të BE-së dhe strategjinë për Ballkanin Perëndimor përkatësisht “ të lidhen për BE pa u integruar”. Mali i Zi po bisedon që nga viti 2012, Serbia që nga viti 2014 ndërsa Bosnja dhe Kosova janë kandidat potencial", thotë "Mond".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat