Vuçiq nga Gjermania ka një mesazh për Haradinajn

Lajme

Vuçiq nga Gjermania ka një mesazh për Haradinajn

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 14:54
Vuçiq nga Gjermania ka një mesazh për Haradinajn

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me përfaqësuesit e Bundestagut gjerman.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, edhe një herë e ka ripërsëritur qëndrimin e tij se dialogu Kosovë-Serbi, do të vazhdojë vetëm pas heqjes së taksës.

Siç shkruajnë mediet serbe, këto komente Vuçiq i ka dhënë gjatë takimit me Florian Hahn, deputet i Bundestagut gjerman nga radhët e CDU/CSU.

Vuçiq citohet të ketë thënë se Serbia është e angazhuar që përmes dialogut me Kosovën të arrihet një zgjidhje kompromisi dhe e pranueshme nga të dyja palët, kështu duke siguruar stabilitet në rajon.

Mirëpo, ai ka ripërsëritur se dialogu me Kosovën mund të zhbllokohet vetëm kur Kosova ta heq taksën ndaj mallrave të Serbisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat