Ky është ‘kryespiuni’ serb me të cilin po bashkëpunon presidenti Thaçi

Lajme

Ky është ‘kryespiuni’ serb me të cilin po bashkëpunon presidenti Thaçi

Nga: D.RR Më: 20 qershor 2019 Në ora: 20:56
Hashim Thaçi

Prof. Dr. Enver Bytyçi, në një shkrim të tij në rrjetin social Facebook, e ka komentuar shkarkimin e spiunit serb, të cilin Thaçi e kishte këshilltarë.

Bytyçi thotë se ai spiun u shkarkuar, mirëpo pyet se si mund të bashkëpunoj me një kryespiun si Baton Haxhiu.

Gjithashtu, Bytyçi ia përmend Thaçit edhe idenë për ndryshimin e kufijve.

Postimi i plotë:

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkarkuar një këshilltar të tij me kombësi serbe, pasi paska rezultuar se ky lloj këshilltari është agjent i shërbimit sekret të Serbisë.

Kot me pyet! Çfarë pune prish një spiun më pak apo më shumë në presidencën e Kosovës?
A bën punë me heq një spiun e me bashkëpunue me një kryespiun si Baton Haxhiu?!
Dhe më së fundi, vetë Thaçi me tezën e vet të ndryshimit të kufijve, shkëmbimit të territoreve apo ndarjes së Kosovës a nuk na shfaqet si bashkëpunëtor i Beogradit, pra si një lloj spiuni politik i Aleksandër Vuçiqit?!
Në vitet 1970 kancelari gjerman, Willy Brandt, dha dorëheqje, sepse në kabinetin e tij u zbulua se punonte një spiun i DDR. A nuk duhet të japë dorëheqje presidenti Thaçi, i cili e ka mbushur politikën, presidencën dhe administratën e Kosovës me plot spiunë të njohur të Serbisë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat