Kjo fotografi po ‘çmend’ serbët

Lajme

Kjo fotografi po ‘çmend’ serbët

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 23:04
Fotografia e përbashkët ku shqiptarët e Kosovës dhe veteranët kroatë kanë bërë shqiponjën me duar

Simboli i shqiponjës që bënë veteranët kroatë me pjesëtarët e ROSU-së, ka ngjallur reagime në Serbi.

Një grup motoristësh kroatë shumica e të cilëve janë veteranë lufte, ditë më parë vizituan Kosovën.

Gjatë qëndrimi të tyre, në qytetin e Prizrenit veteranët janë takuar edhe me pjesëtarë të Policisë së Kosovës të njësitit ROSU.

Mirëpo, një fotografi e tyre e bërë me pjesëtarët e ROSU-së ka ngjallur reagime në Serbi.

Fotografia e përbashkët ku shqiptarët e Kosovës dhe veteranët kroatë kanë bërë shqiponjën me duar, po shihet si provokim nga mediet serbe.

“Blic.rs”, ka shkruar se kryqëzimi i duarve në formë të shqiponjës dy krenare është simbol i Shqipërisë së Madhe.

Ndryshe, veteranët kroatë kishin ardhur në një vizitë në Kosovë si një grup motoristësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat