Vuçiq takohet me Lukashenkon e falënderon për qëndrimin për mosnjohje të Kosovës

Lajme

Vuçiq takohet me Lukashenkon e falënderon për qëndrimin për mosnjohje të Kosovës

Nga: F.B Më: 21 qershor 2019 Në ora: 13:06
Pamje nga takimi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq po qëndron në vizitë dyditore në Bjellorusi, ku është takuar me presidentin Aleksandar Lukashenko, ndërsa pas takimi ka thënë se gjendet në një vend mik duke shpresuar se raportet ekonomike mes dy vendeve mund të jenë edhe më të mira, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Me të arritur në Minsk ai ka biseduar me Lukashenko për raportet bilaterale, çështjet aktuale të politikës së jashtme në agjendën vendore edhe ndërkombëtare dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

Të dy presidentët kanë biseduar edhe rreth vizitës së ardhshme të Lukashenko në Serbi, për problemin e statusit të Kosovës dhe gjasave që ajo të zgjidhet.

"Mendoj se pata sukses të sqaroj pozitën e Serbisë dhe pas falënderimin të zakonshëm që Bjellorusia nuk ka njohur Kosovën dhe që respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë ", ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka përkujtuar se Lukashenko ishte presidenti i vetëm që kishte vizituar Serbinë gjatë kohës së bombardimeve të NATO-së , gjë që Serbia nuk do ta harroj.

"Asokohe është dëshmuar zemërgjerësia e madhe dhe dashuria ndaj popullit serb ", ka thënë Vuçiq.

U bisedua për avancimin e bashkëpunimin në sferën tregtare dhe të tejkaloi shkëmbimin aktual prej 143 milionë euro si dhe mundësinë e formimit të ndërmarrjeve të përbashkëta.

Vuçiq ka thënë se në vizitën e Lukashenko mund të nënshkruhen edhe marrëveshje tjera në interesin e të dy vendeve, ndërkohë që ka falënderuar Bjellorusinë për 4 aeroplanë MIG që i ka dhuruar për Serbinë.

Vuçiq ndodhet në Minsk me rastin e fillimit të Lojërave të Dyta Evropiane, ku do të takohet edhe zyrtarë të vendeve tjera përfshirë kryeministrin rus Dimitri Medvedev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat