Vuçiqi fajëson shqiptarët për dështimin e Samitit të Parisit - Bota Sot
Vuçiqi fajëson shqiptarët për dështimin e Samitit të Parisit

Lajme

Vuçiqi fajëson shqiptarët për dështimin e Samitit të Parisit

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 20:56
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur në Minsk për gazetarët pas një takimi me kryeministrin rus Dimitri Medvedev.

Vucic ka folur me Medvedev për shumë çështje, njëra ndër to ishte edhe dialogu me Kosovën.

Vucic ka treguar për arsyen e dështimit të Samitit të Parisit.

“Organizuesit nuk kanë dashur të dështojnë përsëri si në Samitin e Berlinit, kështu vetëm sa është konfirmuar frika jonë se takimi nuk do të mbahej”, tha Vucic.

Vucic po ashtu për dështimin e këtij takimi I ka lënë fajin shqipëtarëve.

“Ata nuk kanë dashur të bëjnë asgjë, dhe organizatorët nuk kanë dashur edhe një dështim tjetër”, përfundoi Vucic.

Samiti i Parisit ishte paraparë që të mbahej me 1 korrik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...