Thanë se 13 komando të UÇK-së dhanë jetën për Qosjen, por si e mori policia maqedone nga turma në Bllacë dhe e dërguan në Tiranë

Lajme

Thanë se 13 komando të UÇK-së dhanë jetën për Qosjen, por si e mori policia maqedone nga turma në Bllacë dhe e dërguan në Tiranë

Nga: D.RR Më: 16 shtator 2019 Në ora: 11:49
Rexhep Qosja

Në një intervistë të Prof. Dr. Zekeria Canës, të botuar në gazetën kombëtare “Bota sot” më 7 shtator të vitit 2000, ai kishte folur për luftën, UÇK-në, si dhe për Rexhep Qosjën.

Për këtë të fundit, profesori Cana ka treguar versionin për të cilën ai thotë se është i saktë, ku Rexhep Qosja, i gjendur mes turmës së refugjatëve në Bllacë, ishte thirrur me megafon nga policia maqedonase, e pastaj e kanë marrë me makinë dhe e kanë dërguar në Shkup, e pastaj në Tiranë.

“Bota sot”: Thuhet se komando të UÇK-së kanë dhënë jetën për Rexhep Qosen. A dini ju ndonjë version tjetër?

Prof. Dr. Zekeria Cana: Versioni autentik është ky. Mund të japin versioni tjera sa të duan, sipas qejfit. Por e vërteta është se Rexhep Qosja ka dalë në pikën kufitare të Hanit të Elezit, edhe pastaj ka dalë në Bllacë. Aty ka qenë në mes të masës së madhe të popullit. Këtë e kam nga njerëz që kanë qenë aty të pranishëm. Ma kanë rrëfyer me besnikëri. Me anë të megafonit është thirrur nga polici maqedonas që të paraqitet Rexhep Qosja! Nga Masa është paraqitur. Ka ardhur makina. E ka marrë nga Bllaca, e drejtë e në Shkup. Pastaj e kanë dërguar në Tiranë. Kjo është e vërteta. S’ka tjetër.

Në intervistën e plotë, të cilën mund ta lexoni më poshtë, Prof. Dr. Zekeria Cana flet edhe për Rugovën, luftën e UÇK-së në Llap, dhe bashkëpunëtorët shqiptarë me ish pushtetin serb./Botasot

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat