Ndodh mrekullia! Fëmija 2 vjeç bie nga kati i nëntë… shpëton

Lajme

Ndodh mrekullia! Fëmija 2 vjeç bie nga kati i nëntë… shpëton

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 12:39
Ilustrim

Një fëmijë vetëm 2 vjeç u rrëzua nga kati i nëntë i një pallati në Paris, në lagjen e Belleville, i cili shpëtoi pa pësuar asnjë frakturë.

“Është një mrekulli”, komentoi policia, lidhur me ngjarjen e kësaj të enjteje.

Tridhjetë metra rënie e lirë për Adam, nga dritarja e një shtëpie në katin e nëntë.

I mituri u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët thanë se nuk ka asgjë shqetësuese.

Bazuar në dëshminë e prindërve në polici, vogëlushi ishte vetëm në dhomën e tij, kur hipi mbi një komodinë dhe u rrëzua.

Vogëlushi përfundoi në pjesën e oborrit mbi disa shkurre, të cilat arritën që ti shpëtonin jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat