Vuçiqi akuzon Kosovën: Nuk po e lënë Serbinë të përparoj

Lajme

Vuçiqi akuzon Kosovën: Nuk po e lënë Serbinë të përparoj

Nga: F. B. Më: 22 qershor 2019 Në ora: 15:47
Aleksandër Vuçiq

Anulimi i takimit në Paris nuk është humbje e Gjermanisë dhe Francës por është situatë e rëndë për të gjithë, sepse shqiptarët e dinë se Serbia po jeton kohën më të mirë dhe dashuron të përparoj akoma më shumë për çka është i nevojshëm stabiliteti politik dhe ata duan të shfrytëzojnë këtë, ka deklaruar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, shkruan “Politika”, përcjell “Bota Sot”.

“Përgjigja jonë është ne na ngutet sepse po përparojmë shpejtë, po kjo nuk do thotë se mund të poshtëroni Serbinë dhe nëpërkëmben interesat e saj kombëtare”, ka thënë ai në Minsk.

Ai tha se nuk është i lumtur që u anulua samiti i Parisit për dallim nga Haradinaj që si duket ka dashur me çdo kusht që të ju bëjë me dije amerikanëve se ai dëshiron që SHBA të vendos për gjithçka dhe jo francezët dhe gjermanët.

“Serbia ka të drejtë në hapin konvertues”, nënvizoi Vuçiq.

Në pyetjen nëse anulimi i Parisit është sinjal i nevojës së kyçjes së amerikanëve në zgjidhjen  e çështjes së Kosovës si shprehet edhe profesori Eduard Xhozef, Vuçiq ka thënë se Xhozef është njeri serioz që nuk është i afërt me qëndrimet tona por për Serbinë është e pamundur që të gjithë ata që duan rolin kryesor të jenë për pavarësinë e Kosovës.

Anulimi nuk është humbje e Francës dhe Gjermanisë, si po flitet por kjo është situatë e rëndë për të gjithë edhe për Serbinë.

Shqiptarët përveç që flasin marrëzira derisa Haradinaj zhvillon gjueti ndaj serbëve gjë që tregon nervozen e tyre dhe ata e dinë se Serbia po kalon kohën më të mirë dhe po vijnë kohë edhe më të mira.

“Ne nuk kemi pas asnjë periudhë në histori që ka pasur paga më të mëdha dhe papunësi më të vogël, as me perspektivë më të mirë”, ka thënë Vuçiq.

Shqiptarët e dinë s ena ngutet në zhvillimin më të shpejtë ekonomik dhe në përpjekjet që Serbia të sa më e suksesshme, me më shumë fabrika dhe s ena duhet stabiliteti politik  dhe kompromisi dhe këtë duan ta shfrytëzojnë.

Shqiptarët po besojnë në çudira ata nuk janë në politikë.

Serbisë i mbetet të kërkoj zgjidhje kompromisi ndërsa s ai përket njohjes së Kosovës edhe nëse sjellin 350 milionë amerikanë ajo nuk zgjidhet në atë mënyrë, porositi ai.

Këtë sipas Vuçiq e dinë edhe amerikanët andaj duan bisedime: „Shpresoj se në ndërkohë do të evitohen tensionet”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat